
Klubi i Volejbollit Vëllaznimi është një institucion shumë mirë I organizuar në volejboll dhe i përkushtuar maksimalisht për të siguruar atletët me trajnime teknike, taktike dhe fizike për të arritur potencialin e tyre më të lartë, nëpërmjet taktikave të provuar në volejboll.
Misioni i Klubit të Volejbollit “Vëllaznimi” është që të zhvillojë dhe promovojë sportin e volejbollit në Gjakovë.
Klubi i Volejbollit “Vëllaznimi” është ri-themeluar në maj të vitit 2016, i frymëzuar nga një përpjekje e madhe e ish-lojtarëve të volejbollit dhe dashamirësve të volejbollit në qytet. Qëllimi i krijimit të klubit ishte që të sigurojë një mjedis të shëndetshëm për fëmijët në komunitetin tonë, në mënyrë që ata mund të mësojnë dhe të gëzojnë sportin e volejbollit.
Klubi i volejbollit "Vëllaznimi"
Klubi i femrave
I themeluar në janar 2017 , klubi është bërë pjesë e Federatës së volejbollit të Kosovës dhe garon në ligën e parë të Kosovës.
Klubi po vazhdon përgatitjet pa ndërprer me iden që të garoj sa më sukseshëm në sezonën 2017/2018 e cila do të jetë sezona e parë në historinë e qytetit tonë në volejbollin e vajzave.
Klubi i meshkujve
Pas rithemelimit të klubit në Maj të vitit 2016, klubi është bërë pjesë e Federatës së volejbollit të Kosovës dhe garon në ligën e parë të Kosovës.
Klubi ka përfunduar sukseshëm sezonen e parë 2016/17 duke përfunduar në vendin e dytë në grupin e perendimit dhe që nga ajo kohë klubi po bën përgatitje me mjaft ambicje që sezonën 2017/18 ta përfundoj edhe më suskesshëm duke pretenduar që sezonat e ardhshme të garoj në superligën e Kosovës.
KALENDARI I LOJRAVE TE KLUBIT TE VOLEJBOLLIT VËLLAZNIMI
KONTRIBO
Bëhu edhe ti pjesë e klubit !
Përkrah komunitetin tuaj që të përfaqësohet sa më denjësisht..
BKT BANK 1930975682031193
Kontakti
Oraret e ushtrimeve
Meshkujt
Hëne, ora 17:00; Marte, ora 21:00; Mërkure, ora 17:30
Palestra e sporteve "Shani Nushi"
Shtune, ora 19:00
Palestra e fakultetit "Fehmi Agani"
Vajzat
E Marte, ora 15:30; E Mërkure, ora 15:30; E Shtune, ora 10:00
Palestra e fakultetit "Fehmi Agani"